Presidenti “hesht” për Piramidën, por ligji për prishjen e maozelumit të Enverit hyn në fuqi

Parlamenti miratoi 3 javë më parë projektligjin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, në vendin ku sot ndodhet Piramida
UPDATE- Ashtu siç edhe pritej, Presidenti i Republikës Bamir Topi ka mbajtur një qëndrim distancues ndaj projektligjit për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin aty të një Parlamenti modern, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa ka përfunduar tashmë afati 20 ditor që në kohën kur ligji kaloi në parlament, për tu dekretuar nga presidenti Topi, ky i fundit ka folur me “heshtjen” e tij, për këtë çështje që ngjalli debat të hapur publik. Në këtë mënyrë në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës nuk publikohet dekretimi ose kthimi mbrapsht i tij, për rishikim në parlament duke treguar në një farë mënyrë se nuk do të bëhet pjesë e këtij debati. Ligji për rregullat dhe procedurat për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar kaloi para tre javësh në parlament me votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme. Që prej këtij momenti kreu i shtetit është vënë përballë kërkesave të shoqatave të cilat ishin kundër ngritjes së komplesit parlamentar në vendin ku aktualisht është Piramida.
...