E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, Wollfarth: Zhgënjim nëse 3 ligjet e Komisionit Evropian nuk votohen

15-11-2012 / Gazeta 55

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth e ka konsideruar si një zhgënjim të madh mos votimin e opozitës shqiptare të tre ligjeve të integrimin. Wollfarth ka lëshuar deklarata të forta lidhur me mbajtjen peng nga ana e PS-së integrimin evropian të vendit, ndërsa ka shtuar se jo më kot Komisioni Evropian ka vendosur këto tre kushte për vendin tonë. “Do të ishte një zhgënjim jo vetëm për ndërkombëtarët, por në radhë të parë për vetë shqiptarët sepse integrimi në BE është një qëllim i përbashkët. Në fakt prezenca e OSBE ndihmon në progresin e reformave, por vendimi i takon Shqipërisë për ta marrë dhe ky vendim duhet të merret në parlament. Reformat duhet të vazhdojnë dhe është një listë e gjatë, që duhen bërë pasi vitin tjetër është vendimi i vitit sepse janë zgjedhjet e vitit 2013”- apeloi ambasadori i OSBE.
Eugen Wollfarth mos votimin e tre ligjeve dhe mos marrjen e statusit të vendit kandidat në BE e quan kohë të humbur dhe kohë të investuar keq.
“Jo më kot Komisioni Evropian ka vendosur këto tre ligje si kusht për marrjen e statusit kandidat dhe unë i ftoj sërish partitë politike të zgjidhin këtë situatë dhe të japin lajmin e mirë për zgjidhjen e çështjes në kohën e duhur, nëse opozita nuk i voton tre ligjet, vitin tjetër është viti i zgjedhjeve, po më pas do të ketë shumë nevojë për shumë kohë për të ecur drejt integrimit në BE dhe kjo do të thotë që kjo ishte një kohë e investuar keq në procesin e reformave”-theksoi ai.
Kreu i OSBE deklaroi se shqiptarët e meritojnë progresin e bërë ashtu siç meritojnë integrimin evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›