E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE, Wollfarth: Palët të dialogojnë, tani do pres të shoh si do veprojnë

TIRANË-Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfarth komentoi situatën e fundit politike në Shqipëri duke apeluar që palët të dialogojnë.

“Është tejet e rëndësishme të ketë dialog mes partive politke dhe të mos humbasë kurrë nga vëmendja, shteti ligjor, por duke qenë se gjërat kanë ndryshuar nevojitet më shumë dialog mes partive politike dhe Parlamenti pa dyshim është vendi më i mirë për këtë. Mendoj se unë kam thënë gjithçka që mund të thoja nga pozicioni i vëzhguesit të interesuar për sundimin e ligjit, tani do të shohim sesi do të veprojnë politikanët”, tha Wollfarth.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›