Pranga grabitësit të udhëtarëve, arrin rekordin me 227 faqe precedent
Itali- Loja e tij e gjatë mori fund. P. Nazareno, 58-vjeçari i specializuar për vjedhje në aeroportet e gjysmës së Italisë, që tashmë kishte kaluar 227 faqet e dosjeve të mbushura me akuza është vënë në prangat e policisë.
Fatale për të kanë qenë britmat e një gruaje të moshuar angleze e cila kishte lënë çantën e saj në valixhe në një terminal dhe hajduti e rrëmbeu, iku duke u përpjekur për t’u larguar mes turmës së pasagjerëve të cilët kishin mbushur sallën e nisjes në aeroportin ndërkombëtar në Romë.
Policia veproi menjëherë për të bllokuar largimin e autorit, dhe më pas agjentët e aeroportit zbuluan vargun e pabesueshëm të veprave të akumuluara gjatë viteve nga “terrori i udhëtarëve”.