KQZ, Arvizu: Ndryshimet tani janë gabim, ju përplasin me SHBA-të
Tiranë- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka bërë thirrje partive politike e veçanërisht mazhorancës që të mos ndërhyjnë në punën e Komisionit të Zgjedhjeve duke u shprehur hapur se kjo cënon jo vetëm procesin e 23 qershorit por edhe marrëdhëniet që Shqipëria ka me ndërkombëtarët.
Një javë më parë nxorrëm një deklaratë mbi situatën. KQZ-ja ka përgjesinë për organizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit, KQZ-ja është formatuar e mandatuar siç duhet dhe ligjërisht. Është institucioni përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye është e rëndësishme të respektohet pavarësia e këtij institucioni. KQZ-ja duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet e nga ndonjë individ dhe institucioni dhe kjo përfshirë dhe parlamentin e Shqipërisë,-tha Arvizu pas aktivitetit me tëmë Fuqizmi ekonomik i personave me aftësi të kufizuar i mbajtur në Vorë.
Ambasadori ka komentuar situatën e krijuar me largimin e Ilir Metës nga qeveria Berisha: Në momentin që LSI-ja u tërhoq nga PD-ja dhe u vendos nga PS-ja ka krijaur ndryshim rrethanash. Përfshirë edhe 89 KZAZ-të dhe kur flas për kushte të ndryshuara për këto bëj fjalë. Por pozicioni i SHBA-ve është që KQZ-ja është përbërë aktualisht ka vetëm jo kapacitetin, por edhe përgjegjësinë që të trajtojë çështjet që do të ngrihen naga administrimi i zgjedhjeve. Dhe kjo sigurisht përfshin e nuk kufizohet vetëm me këtë përbërjen e 89 KZAZ-ve. Struktura ekziston dhe e rëndësishme është që KQZ-ja të lejohet të bëjë punën e saj. Do të ketë nevojë për diskutime, ky është fillimi i çdo demokracie funksionale e kjo ndodh në çdo demokraci,- tha Arvizu.
Arvizu theksoi: Ne kemi thënë në mënyrë konsekuente edhe të përsëritur së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarëështë një apel ndaj të gjithë personaliteteve dhe institucioneve atyre që janë në qeveri e opozitë që të veprojnë që të rrisin besimin e njerëzve. Besimi jo vetëm në rezultate, por edhe si do të zhvillohet. Dhe ndryshimi i rregullave në mes të lojës në mes të procesit është saktësisht mënyra e gabuar për të frymëzuar e besimin që ne flasim.
Arvizu: Ata se kanë bërë ende apo jo? Gazetari: Por po ta bëjnë?
Arvizu: Nuk mendoj që askush do të donte ta vendoste Shqipënë në kurs përplasje me SHBA-të dhe bashkësinë ndërkombëtare. Sepse qëllimi dhe objektiva janë zgjedhjet të lira e të ndershme.
Ndërkohë edhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth bëri thirrje për dialog e për mos cënim të procesit zgjedhor.