E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau 45-vjeçarin Muça, prokuroria kërkon 17 vite burg për Nazime Vishën

visha-ne-gjyqTiranë- Prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtore të Nazime Vishës për vrasjen e Fiqiri Muçës gushtin e vitit të shkuar.

Gjatë leximit të pretencës sot në gjykatë, organi i akuzës kërkoi që Visha të dënohej me 16 vjet burg për vrasje, tre vjet për armëmbatje pa leje. Por në përfundim të gjykimit prokurori kërkoi 17 vite burg për Nazimen.

Nazime Visha akuzohet për ‘vrasje me paramendim’ dhe ‘armëmbajtje paleje’.

Në datën 13 gusht Visha ka vrarë 45-vjeçarin Fiqiri Muça, të cilën 18-vjeçarja me akuzën se ai e kishte përdhunuar dhe donte ta trafikonte.

Fiqiri Muça ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë. Sakaq Nazmie Visha ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se ka kryer marrëdhënie seksuale në moshë të mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›