BE Zgjedhjet lokale te zhvillohen sipas standardeve nderkombetare

U zhvillua sot në Bruksel, takimi i 2-të i Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin pala shqiptare u përfaqësua nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ndërsa ajo europiane nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Pierre Mirel.
Në takim, u diskutua rreth zhvillimeve në Shqipëri në të gjitha fushat, në harkun e një viti, që nga marsi i vitit të kaluar, kur u zhvillua në Tiranë Komiteti i 1-rë i Stabilizim-Asociimit.
Pala europiane theksoi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale në respekt të të gjitha standardeve ndërkombëtare. Në po të njëjtën linjë me OSBE-në, pala europiane u shpreh se “meqë ndryshimet në kod nuk mund të bëhen në prag zgjedhjesh, inkurajojmë partitë politike të vazhdojnë dialogun e nisur dhe menjëherë pas zgjedhjeve lokale të bëjnë ndryshimet e nevojshme në kod për të reflektuar rekomandimet e OSBE-së”.
Komisioni vlerësoi si thelbësore çështjen e listave të votuesve, ndërsa u deklarua se “duke u nisur nga shpenzimet e shumta për pajisje që qeveria shqiptare ka bere për procesin e liberalizimit të vizave, nuk e gjejmë me vend aplikimin e aparateve për verifikim te kartave ne qendrat e votimit”.
Përsa i përket procesit të liberalizimit të vizave, të cilin e quajtën një sukses historik, Komisioni vlerësoi si shumë pozitive situatën e post liberalizimit te vizave, pas monitorimit të vazhdueshëm që po i bëhet Shqipërisë në këtë drejtim.
U mirëprit ngritja e një strukture të re të policisë së shtetit dhe u vlerësua progresi në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe trafikut të qenieve njerëzore.
Për çështjen e korrupsionit, Komisioni inkurajoi iniciativat e ndërmarra për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve, si dhe mirëpriti miratimin e ligjit për financimin e partive politike, si dhe zbatimin e rekomandimeve të GRECO.
U vlerësuan gjithashtu përpjekjet e qeverisë kundër diskriminimit të komunitetit rom, ligji antimafia, reforma në administratën publike dhe në mënyrë të veçantë zbatimi i mirë i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Përsa i përket kriterit ekonomik, u vlerësua maksimalisht qëndrueshmëria ekonomike, rritja e konkurrencës në treg, si dhe politikat fiskale të ndjekura nga qeveria.