EULEX qeveria e Kosoves dergojne doganieret dhe policine ne vendkalimet kufitare ne veri
Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit dhe qeveria e Kosoves vendosen sot ne vendkalimet kufitare ne veri pjesetaret e doganave dhe te policise kufitare. Ekipet e perbashketa jane derguar atje me helikoptere meqe rruget qe cojne ne vendkalimet kufitare me Serbine jane mbyllur ne teresi nga protestuesit serb te cilet kundershtojne vendosjen e doganave te Kosoves ne kufirin verior me Serbine.
Forcat e NATO-s po mbajne te mbyllura dy vendkalimet kufitare ndersa ne afersi te tyre jane ngritur barrikada nga serbet lokal. Gjendja raportohet e qete por e tensionuar. Protesta jane mbajtur edhe ne afersi te ures kryesore mbi lumin Iber qe shenon edhe vijen ndarese te Mitrovices ne veriun me shumice serbe dhe jugun me shumice shqiptare. Udheheqesit lokal te serbeve thane se do te vazhdojne te kundershtojne perpjekjet e Prishtines per te shtrire autoritetin e saj ne veri ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Kosoves.
Protestave u jane bashkuar edhe perfaqesuesit e Partise Radikale Serbe dhe ata te Partise Demokratike te Serbise te cilet kane hyre ne Kosove nepermjet rrugeve dytesore meqe nuk jane lejuar te hyjne neper vendkalimet ne Jarine dhe Bernjak.
Operacioni i sotem pasoi skadimin e nje marreveshjeje qe kishte arritur KFOR-i me qeverine e Kosoves dhe ate te Serbise pas dhunes qe perfshiu veriun e Kosoves ne fund te muajit korrik kur qeveria e Kosoves dergoi njesite e posacme te policise per te vene nen kontroll vendkalimet kufitare veriore me Serbine. Nje pjesetar i policise u vra ndersa grupe serbesh dogjen njerin nga vendkalimet kufitare. Qe atehere forcat e NATO-s i shpallen ato vendkalime zona te kufizuara ushtarake.
Misioni i BE-se per sundimin e ligjit mbreme njoftoi se do te kryeje punet policore dhe doganore ne vendkalimet kufitare Jarine dhe Bernjak ne perputhje me mandatin ekzekutiv te tij. Ne nje komunikate per opinion autoritetet e ketij misioni thane se EULEX-i do te ndihmoje zbatimin e marreveshjes ndermjet Kosoves dhe Serbise per vulat doganore qe ishte pjesa e fundit qe mungonte per zbatimin e nje sistemi te mirefillte doganore. EULEX-i ka nenvizuar se marreveshja e cila nuk ka asgje te beje me statusin eshte nje hap te madh perpara ne perpjekjet per vendosjen e sundimit te ligjit. Mungesa e funksionimit te sistemit doganore ne te gjithe territorin e Kosoves ka lejuar qe veprimtarite e paligjshme. Operacionet doganore do te kryhen nga doganieret e EULEX-it ne prani te doganiereve te Kosoves thuhet ne njoftimin e ketij misioni.
Operacioni i sotem eshte mbeshtetur nga Bashkimi Evropian i cili e ka cilesuar ate si nje hap te rendesishem nga i cili do te kene dobi te gjitha komunitetet.
Reagimet per operacionin e sotem ne veri.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci u beri thirrje serbeve ne veri qe te mos bien pre e strukturave te mbeshtetura nga Beogradi dhe te heqin dore nga barrikadat. Duke e vleresuar si te suksesshem operacionin e sotem per dergimin e doganiereve dhe policeve te EULEX-it dhe te Kosoves ne vendkalimet kufitare veriore kryeministri Thaci tha se kjo eshte pjese e permbushjes se detyrimeve te institucioneve te Kosoves per rend dhe ligj.
Vendimet dhe veprimet tona nuk kane qene dhe nuk jane as sot te drejtuara kunder askujt kunder asnje grupi etnik. Perkundrazi ne duam qe edhe qytetareve tane ne veri tiu ofrojme mundesi te barabarta dhe shprehim gatishmerine e plote qe tiu sherbejme te gjitheve ne menyre te barabarte kudo qe jetojne pa dallim etnie tha kryeministri Thaci.
Nderkaq autoritetet serbe u bene thirrje protestuesve serbe qe te vazhdojne me mos degjueshmerine qytetare dhe te mos lejoje shtrirjen e shtetit te Kosoves qe Serbia nuk e njeh ne pjesen veriore te Kosoves. Ministri serb per Kosoven Goran Bogdanovic tha se veprimet e qeverise se Prishtines cojne drejt konflikteve dhe trazirave dhe nuk i ndihmon pajtimit dhe paqes.
Nuk mund te pranojme veprime te njeanshme te Prishtines jo vetem ne veri por edhe ne tere territorin e Kosoves dhe per kete arsye qytetaret jane te vendosur qe ne menyre paqesore te mbrojne interesat e tyre te ligjshem dhe te mos lejojne shtrirjen e te ashtuquajturit shtet te Kosoves ne keto hapesira tha ai duke nenvizuar se qeveria serbe mbeshtete ne teresi qytetaret serb ne veriun e Kosoves.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se Beogradi duhet tu jap fund synimeve te tij per te nxitur dhune ne Kosove.
Ne emer te qeverise se Republikes se Kosoves e ftoj Beogradin qe perfundimisht te heq dore nga perpjekjet deshperuese per te destabilizuar rajonin dhe te pranoj njehere e pergjithmone se Kosova eshte e pavarur sovrane dhe e pandare tha kryeministri Thaci.
Kosova heq ndalesen per importet nga Serbia.
Operacioni i sotem ne veri eshte pasuar me vendimin e autoriteteve te Prishtines qe ne frymen e marreveshjes me Serbine per njohjen e vulave doganore te lejohet importimi i mallrave nga Serbia i cili qe ndaluar me 20 korrik. Zyrtare te doganave te Kosoves thane se eshte lejuar hyrja e maunave me mallra nga Serbia por ende nuk eshte regjistruar ndonje veprim i kundert.
Me 20 korrik Kosova vendosi ndalimin e importeve nga Serbia ndersa vendosi taksa doganore shtese per mallrat nga Bosnja dhe Hercegovina. Ky vendim u morr si kunderpergjigje ndaj bllokades qe i kishin vendosur keto dy vende Kosoves qe nga viti 2008.
Pak muaj pas shpalljes se pavaresise se Kosoves Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vendosen te mos lejojne eksportimin e mallrave te Kosoves pavaresisht marreveshjes per tregti te lire ne vendet e Evropes qendrore te njohur si CEFTA.
Qeveria e Kosoves pershendeti sot vendimin e Keshillit te Ministrave te Bosnje e Hercegovines per te pranuar vulat doganore te Kosoves. Por vendimi duhet ti dergohet per miratim presidences se ketij vendi ku merr pjese edhe perfaqesuesi i Republikes Serbe e cila ka bllokuar edhe njohjen e Kosoves nga ana e Bosnjes dhe Hercegovines.