SHBA Prania e zyrtareve te doganave te Kosoves ne pikat e kalimit kufitar ne perputhje me ligjin nderkombetar

I ngarkuari me pune i Shteteve te Bashkuara prane OSBE-se Gary Robbins tha dje gjate nje takimi te Asamblese se Pergjithshme te OSBE-se ne Vjene se Shtetet e Bashkuara pershendetsin planet e koordinuara te BE dhe NATO-s per te rivendosur normalitetin ne pikat e kalimit kufitar ne veri te Kosoves.
Shtetet e Bashkuara tha perfaqesuesi amerikan pershendesin hapat per te rikthyer regjimin e doganave plotesisht funksionuese ne gjithe Kosoven sipas ligjeve te Kosoves. Rihapja e pikave kufitare ne baze te marreveshjes se 2 shtatorit te nddermjetesuar nga BE-ja tha zyrtari amerikan behet ne bashkerendim te plote me komunitetin nderkombetar dhe masat qe po merren nuk jane te njeanshme. Prania e zyrtareve te doganave te Kosoves ne pikat e kalimit kufitar tha ai eshte ne perputhje te plote me ligjin nderkombetar.
Zyrtaret e doganave te Kosoves do te jene ne pikat e kalimit kufitar perkrahe atyre te ULEX-it ashtu sic kane qene perkrahe atyre te UNMIK-ut ne vitin 2008 kur doganat u dogjen. Marreveshja e tanishme tha i ngarkuari me pune i Shteteve te Bashkuara ne OSBE Gary Robbins u ofton mundesi te mira te dyja paleve te perfitojne nga tregetia reciproke.