E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim i Keshillit te Sigurimit te OKB-se per Kosoven

Nje zyrtar i larte i paqeruajtesve te Kombeve te Bashkaura u ka bere thirrje Kosoves dhe Serbise te demonstrojne angazhimin e tyre per nje zgjidhje paqesore te mosmarreveshjes se tyre te koheve te fundit lishur me kontrollin e dy pikave te kalimit kufitar.

Edmond Mulet ndihmes sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara per operacionet paqeruajtese tha se Keshilli i Sigurimit ka rastin te dergoje nje mesazh te qarte se Prishtina dhe Beogradi duhet te tregohen te pergjegjshme per parandalimin e perseritjes se dhunes ne veri te Kosoves sot dhe ne te ardhmen.

Zoti Mulet informoi Keshillin e Sigurimit dje rreth shtimit te tensioneve ne veriun e Kosoves.

Kosova ka shpallur planet per te derguar zyrtare te doganave dhe forca te sigurimit sot per te marre nen kontroll dy pikat problematike kufitare me Serbine. Keto kalime kufitare kane qene nen kontrollin e NATOs qe nga shperthimi i dhunes mes serbeve dhe shqiptareve ne muajin korrik gjate te ciles nje person mbeti i vrare.

Mulet tha se misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove ka patur kontakte intensive me te dy palet per te vendosur linjat e komunikimit dhe per te dekurajuar perdorimin e dhunes si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina por edhe nga udhehqesit e serbeve ne veri te Kosoves.

Serbia dhe Rusia i kishin kerkuar Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara te ndihmonin ne parandalimin e perdorimit te forces nga autoritetet shqiptare ne veriun e Kosoves te banuar kryesisht nga serber qe kundershtojne qeverine e Prishtines.

Ne Beograd Presidenti serb Boris Tadic i beri thirrje komunitetit nderkombetar te parandalonte cdo perpjekje per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves pa dialog dhe kompromis. Ai tha se veprimet e njeaneshme te Kosoves jane te rrezikshme per gjithe boten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›