E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana dhe mjedisi i saj problematik

Kryeqyteti shqiptar po perpiqet me te gjitha menyrat per te ulur ndotjen e larte mjedisore duke kerkuar ndihme dhe mbeshtetje me financim projektesh nga donatoret me te medhenj nderkombetare. Nga nje studim i Organizates Boterore te Shendetesise dhe Institutit te Shendetit Publik doli se qendra e kryeqytetit shqiptar eshte e ndotur 4 here me shume se normat me te larta te Bashkimit Europian ndersa periferia eshte e ndotur 2 here me shume se norma e lejuar. Ne ajrin e Tiranes gjenden grimca te rrezikshme dhe gazra helmues si dioksid azoti me shume se 4 here mbi kufirin shkencor.

Kryetari i ri i bashkise se Tiranes Lulezim Basha ka nisur nje seri takimesh me diplomate dhe donatore te njohur nga SHBA Gjermania Italia si edhe Banka Boterore dhe Bashkimi Europian. Kerkesa e pare per te gjithe eshte qe te ndihmojne kryeqytetin te shpetoje nga ndotjet e larta. Zoti Basha bisedoi me perfaqesuesin e Bashkimit Europian ne Tirane ambasadorin Etore Sequi ku financimet dhe investimet ne mjedis zune vend kryesor.

Tirana ka detyre kryesore ate qe eshte edhe nje nga objektivat kryesore te Bashkimit Europian te cilin e pershkruan si Axhenda 20x20x20 me pak ndotje ne atmosfere me shume parqe brenda vitit 2020. Reduktimi i ndotjeve permes uljes se trafikut dhe transportit publik kanalizimeve dhe ujesjellesit trajtimi i mbetjeve te ngurta dhe ndertimi i parqeve te reja jane perparesi kryesore te bashkise se Tiranes. Per keto detyra ne kerkojme dhe presim financim dhe mbeshtetje nga Bashkimi Europian - tha zoti Basha. Ambasadori Sequi shprehu gadishmerine qe te mbeshtese Tiranen ne rritjen e standarteve dhe cilesise se jeteses duke i studiuar projektet nje nga nje per te zgjedhur ato qe i sherbejne sa me shume njerezve.

Tirana konsiderohet nga matjet e OBSH-se si nje zone me rrezik te larte shendetesor. Mbi 80 per qind e automjeteve kane motor diezel qe nxjerrin squfur. Grupmoshat me te demtuara jane dhe te moshuarit ndersa zonat me ndotjen me te larte jane qendra 21 Dhjetori Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi. Treguesit e ndotjes nuk kane asnje permiresim gjate dekades se fundit perkundrazi cdo vit shifrat perkeqesohen me tej. Bashke me to raportohet se ka nje shtim te semundjeve dhe vdekjeve nga zemra dhe mushkerite. Nje burim kryesor ndotjeje eshte edhe djegia e mbetjeve plastike. Studiuesit besojne se jeta e banoreve te Tiranes shkurtohet dy vjet vetem prej ndotjes dhe cdo vit shtohen mbi 1 mije e 400 paciente me kancer me shume.

Donatore amerikane dhe europiane jane shprehur te gatshem te mbeshtesin Tiranen qe te shpetoje nga ndotjet. Gjermania ka shprehur interes per ricklimin e mbetjeve dhe Banka Boterore do te mbeshtese ndertimin e nje parku te ri natyror ne periferi. Por shume projekte te tjera pengohen nga mungesa e nje plani te pergjithshem urbanistik qe Tirana nuk e ka ende pas 20 vjetesh ne demokraci. Tirana ka nje ekosistem te demtuar dhe ndotje te larte nga ndertimet e shumta ndersa popullata eshte trefishuar deri afro nje milion banore brenda nje kohe te shkurter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›