OSBE dhe NATO: Partnere per sigurine Nga Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i Pergjithshem i NATO
OSBE-ja eshte unike: eshte organizata qe mbart standardet e demokracise dhe te drejtave njerezore dhe, per kete arsye, eshte quajtur me te drejte ‘ndergjegjja’ e kontinentit tone. Eshte vendi kryesor per percaktimin e normave te sjelljes dhe per t'i bere qeverite te mbajne pergjegjesi per shkeljen e tyre. OSBE-ja eshte, gjithashtu, forumi kryesor per kontrollin mbare-evropian te armeve dhe per krijimin e besimit dhe luan nje rol domethenes ne parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve. Pa te, synimi yne per te pasur nje kontinent te lire dhe te sigurt nuk do te realizohej. Me pak fjale, OSBE-ja mbetet e domosdoshme.
NATO e kompleton punen e OSBE-se ne menyra te ndryshme dhe me nje sukses te konsiderueshem. Partneritetet e Aleances, ku perfshihen shume prej vendeve anetare te OSBE-se, si dhe pranimi i anetareve te rinj ne NATO, kane kontribuar ne synimet e OSBE-se per te ndertuar nje Evrope te qendrueshme, paqesore dhe te bashkuar. Programet bashkepunuese te NATO-s me vendet partnere jane shnderruar ne nje mekanizem qe promovon idete dhe vlerat e OSBE-se. Gjithashtu, perfshirja e NATO-s ne Ballkan ka krijuar nje mjedis te sigurt, ku OSBE-ja mund te luaje rolin e saj ne konsolidimin demokratik te ketij rajoni.
Ne ditet e sotme, OSBE-ja dhe NATO plotesojne njera-tjetren edhe pertej Evropes. Te dyja keto organizata po ndihmojne Afganistanin te ece me kembet e veta dhe te sigurojne qe ky vend nuk do te jete kurre me nje strehe e sigurt per terroristet me te tmerrshem te botes. Kjo tregon potencialin e institucioneve nderkombetare per te bashkepunuar ne perballjen e sfidave te perbashketa. Ka kohe qe NATO mbron kete perqasje gjitheperfshirese e cila do te reflektohet qarte ne Konceptin e ri Strategjik qe do te miratohet nga Aleanca gjate ketij viti.
Ka ardhur koha per t’i dhene nje impuls te ri debatit mbi sigurine e Evropes. Vitet e fundit ky debat eshte renduar nga mospajtimet ne lidhje me politiken e Dyerve te Hapura te NATO-s, sistemin e mbrojtjes nga raketat dhe kontrollin e armeve konvencionale, si dhe nga mungesa e zgjidhjeve per shume konflikte te ngrira. Ne shume raste, keto mosmarreveshje duket se kane vene aleatet e NATO-s dhe Rusine kunder njeri-tjetrit, duke krijuar pershtypjen e gabuar te nje Evrope qe s’ka dale ende nga ndikimi i Luftes se Ftohte.
Shume prej ketyre mospajtimeve bazohen ne keqperceptime dhe steriotipe te vjetruara, por qe vazhdojne te na kujtojne se projekti evropian eshte ende larg perfundimit. Disa vende vazhdojne te ndihen te kercenuar nga fqinjet e tyre, disa te tjere ende duan te kene nje sfere ndikimi ne kurriz te fqinjeve, ndersa disa vazhdojne te mos jene ne gjendje te ushtrojne te drejten per te zgjedhur lirshem sistemin e tyre te sigurise. Per sa kohe qe kjo situate vazhdon, endrra e nje Evrope te plote dhe te lire mbetet ende ne sirtar.
Duhet te organizojme nje debat te ri per te ardhmen e sigurise evropiane – nje debat ku te perfshihen ne mirebesim te gjithe shtetet e ketij kontinenti, pa menduar me te keqen per njeri-tjetrin. Mbi te gjitha, kemi nevoje per nje debat ku te trajtohen ceshtje reale dhe jo per traktate dhe konferenca.
Ka shenja shprese se nje debat i tille i ri dhe i fokusuar tashme ka filluar. Duke u mbeshtetur ne propozimet e Rusise, Procesi i Korfuzit per nje dialog mbi sigurine evropiane ka krijuar nje dinamike te re premtuese. Meqe te gjitha shtetet e OSBE-se jane te interesuar per sigurine e kontinentit tone, do te ishte me se e natyrshme qe te jete OSBE-ja ajo qe drejton kete debat. Megjithate, une besoj fort se NATO mund te ndihmoje per arritjen me sukses te ketij qellimi. NATO mund te ndihmoje ne krijimin e nje atmosfere bashkepunuese, sepse tashme po bashkepunon me Rusine ne fusha interesi te perbashket. Gjithashtu, mund te lehtesojme punen e OSBE-se ne menaxhimin e dialogut te gjere duke perdorur Keshillin NATO-Rusi si nje forum per diskutimin e ceshtjeve specifike te sigurise ne lidhje me marredheniet NATO-Rusi.
Me nenshkrimin e Aktit Final te Helsinkit ne vitin 1975, Gerald Ford, Presidenti i SHBA-se ne ate kohe, tha se “historia do te jete gjykatesi i kesaj konference, jo ne baze te cfare po themi sot por te asaj qe do bejme neser – jo ne baze te premtimeve qe bejme, por te premtimeve te mbajtura.” Hapja e nje dialogu te gjere per te ardhmen e sigurise se Evropes na jep mundesine per te mbajtur premtimin solemn qe te gjithe kemi bere: ta bejme Evropen nje kontinent vertet te qendrueshme, te lire dhe te sigurt.