OSBE dhurata për foshnjat e braktisura

Zyra e OSBE-së në Tiranë me rastin e festave të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, dha disa dhurata për foshjat e braktisura në Maternitetitn “Mbretëresha Geraldinë" në kryeqytet.
Ambasadori i kësaj zyre Eugen Wolfarth deklaroi se është kënaqësi që OSBE jep kontributin e saj në rritjen e këtyre fëmijëve të cilët kanë më shumë nevojë për përkujdesje se të tjerët.
“Është shndërruar tashmë në traditë që zyra e OSBE-së jep dhurata për fëmijët e posalindur. Puna që bëhet në këtë maternitet është e domosdoshme për fëmijë por është edhe një punë e shkqlqyer sociale sepse stafi ndihmon foshjat e sapoardhura në jetë. Jam i lumtur që OSBE-ja mund të kontribuojë më një sasi të vogël dhuratash për foshnjat për një të ardhme më të mire për to” ka theksuar Wollfarth.
Sipas drejtorit të Maternitetit "Mbretëresha Geraldinë" Halim Kosova, në Shqipëri braktisen rreth 30-35 foshnja në vit. Sipas tij tendenca e braktisjeve ka shkuar në rënie.
Në maternitet momentalisht ndodhen tre bebe, pasi ato kalojnë 6 muaj qëndrimin në spital, ato më pas kalojnë në shtëpinë e fëmijës.