E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e çmimeve, Bashkia: Së shpejti kontrolli në markete

Bashkia e Tiranës, ndërsa ka ushtuar kontrolle të rrepta në tregun e ish uzinës “Dinamo”, ka paralajmëruar marketet dhe supermarketet e kryeqytetit se do të ndërrmarrë edhe ndaj tyre një kontoll për abuzimin ndaj çmimeve.
 

Gjatë kontrollit të ushtruar nuk kanë munguar edhe ankesave e tregëtarëve të cilët kanë pretenduar se nuk janë aplikuar rregullat e vendosura nga bashkia.
 

Të gjithë tregtarëve u është kërkuar nga bashkia afishimi i çmimi të mallit që ata sheshin ndërsa në rast se kjo nuk ndodhë penalitetet janë me sekuestrim të tij. Autoritetet e bashkisë konfirmojnë se kontrollet do të vazhdojnë deri në 31 dhjetor 2011.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›