E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames Voto ligjet per integrimin ne BE

Kryeministri Sali Berisha i ka bërë sërish thirjje kreut të opzoitës Edi rama që të votojë ligjet e integrimit të vendit. Deklarata e shefit të qeverisë u bë gjatë përurimit të shkollës e mesme të bashkuar “Isuf Dalipi” në fshatin Voran të komunës Mollaj në Korçë.
Ai ka akzuar Ramën se edhe në këtë moment vendimtar po kushtezon statusin me qarkun e Fierit.

“Jemi në prag të një evenimenti të madh për Shqipërinë, jemi pranë ëndrrës evropiane. Ka tre vjet që kreu i PS, Edi Rama pengon procesin e integrimit, marrjen e statusit të BE. Kreu i PS për statusin e BE kërkon si shkëmbim qarkun e Fierit. I them Ramës të mos bllokojë, pasi zgjedhjet po afrojnë. Është mirë t`u japë alternative shqiptarëve dhe të mos bllokojë proceset integruese” u shpreh ai.

Gjatë përurimit të shkollës kryeministri iu përgjigj edhe deklaratave të Ramës në lidhje me përurimet e shkollave në vend, duke i kujtuar se ato janë ndërtuar nga vendorët, por me fondet e qeverisë dhe sipas tij të sulmosh arritjet nuk është meritë.

"Dëgjova Ramën se shkollat i ndërton pushteti vendor. Jam gati të brohoras nëse një kryetar bashkie ndërton me fondet e saj. I kujtoj Ramës se qeveria i dha atij 17 milionë euro për shkolla kur ishte kryetar bashkiak”, - u përgjigj Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha vizitoi dhe panairin e mollëve në fshatin Mollaj, në të cilin u shrpehu mbështetjen tregtarëve dhe fermrëve të zonës se qeveria e tij do të investojë në zonat rurale në infrastrukturën rrugore.

“Pa rrugë prodhimet do ngeleshin pa treg”- tha Berisha i cili shtoi se mandatine ardhshëm do të mbështesë zonat rurale me investime në bujqësi, vaditje dhe agrobiznes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›