E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abbas: Koha për të gjykuar krimet e Izraelit në Gaza

Duke folur para Parlamentit Europian, Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha se tani është koha që bota të gjykojë Izraelin për "krimet" e kryera gjatë ofensivës 22-ditore në Rripin e Gazës. Abbas tha se ishte i inkurajuar nga hapat e para të ndërmarra nga administrata amerikane në drejtim të politikës së tyre ndaj Lindjes së Mesme. "Taktikat ushtarakë të Izraelit kanë dështuar. Asnjë përpjekje, apo zgjidhje ushtarake nuk do të funksionojë. Izraeli të ndalojë agresionin dhe ti hapë rrugën një zgjidhjeje politike e cila do të sjellë përfundimin e pushtimit dhe realizimin e premtimit të dy shteteve; Izrael dhe Palestinë", tha Ai. Ndërsa kritikoi edhe lëshimin e raketave nga Rripi i Gazës, Abbas tha se reagimi i Izraelit ishte I pabarabartë. "Këto janë krime, dhe përgjegjësitë duhet të pranohet, në mënyrë që të mos ndodhë sërish. Ne nuk duam të bëhemi armiq të Izraelit. Ne i zgjasim dorën e paqes Izraeli, por ata që duken janë krime reale', tha Abbas. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë vendosur të ndihmojnë në rindërtiminin e Gaza. Konferenca e donatorëve do të zhvillohet më tre Mars në Egjipt. Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme izraelite dënoi përpjekjen e Autoritetit Palestinez për tu bërë anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve "ICC", duke thënse se është e paligjshme, sepse Autoriteti Palestinez nuk është shtet." Është një lëvizje propaganduese, sepse autoriteti Palestinez nuk është shtet. Palestina nuk njihet si shtet, dhe vetëm shtetet mund të jetë anëtarë të ICC "Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve". Ajo deklaratë nuk ka asnjë sens ligjor', tha Yigal Palmor. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë ka nisur një 'analizë paraprakë' për të vendosur nëse Izraeli ka kryer krime lufte gjatë ofensivës 22 ditore në Gaza. Sipas Gjykatës analiza nisi pas marrjes së qindra komunikata nga individë dhe organizata joqeveritare që ndoqën nga afër ngjarjet në Gaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›