E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë,arrestohen nëntë trafikantë droge

Autoritetet meksikane të policisë njoftuan arrestimin e nëntë trafikantëve të dyshuar të drogës në rrethinat e Meksiko Cityt dhe sekuestrimin e 1 milion dollarëve, bashkë me armë,karta identiteti dhe lëndë narkotike. Mes të arrestuarve ishin Geronimo Gamez Garcia, i njohur si "El barbas" një anëtar i kartelit të drogës vëllezërit Beltran Leyva cartel, dhe kolumbiani Pablo Emilio Robles,i njohur si "El Chaparrito" (i shkurtri), përfaqësuesi kryesor i Kartelit të Luginës së Veriut në Meksikë. Sipas policisë edhe shtatë personat e tjerë të arrestuar ishin anëtarë të kartelit vëllezërit Beltran Leyva. Policia bëri të ditur se Garcia, një kushëri i vëllezërve Beltran Leyva kishte si detyrë të blente kokainën nga Karteli i Luginës së Veriut, dhe udhëtonte shpesh për në Panama dhe Kolumbi, ku negocionte çmimin dhe koordinonte dërgimin e lënsës narkotike. Sipas policisë droga nga Kolumbia hynte në Meksikën e Jugut, dhe më pas shpërndahej në Sinaloa. Sipas policisë arrestimi i tyre u bë i mundur pas një periudhe të gjatë hetimesh dhe monitorimesh. Sipas policisë nën monitorim ka qenë edhe aktiviteti i Oscar Zito Rodriguez, i njohur si "El Chilango" i cili koordinonte dërgesat e parave dhe drogës në disa zona të Meksiko Cityt. Fernando Roldan i njohur si "El 60", i cili u arrestua bashke me të tjerët pranoi të flasë për marrëdhëniet e tij me pjesën tjetër të grupit të arrestuar. Kështu ai pranoi se Geronimo Gamez Garcia ishte një mik i tij ndërsa Oscar Zito Rodriguez -ishte kunati i tij. Sipas policisë ata do të qëndrojnë në paraburgim për 40-të ditë pasi hetimet vazhdojne ende. Qendra e veprimit të tyre ishte Sinaloa, një rajon i njohur nga ku nisën shumica e dërgesave të drogës drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe për luftën mes karteleve. Sipas të dhënave të policië si pasojë e përleshjeve mes karteve të drogës vetëm vitin e kaluar vdiqën 5700 persona. Ndërsa lufta ndaj tyre është shndërruar në sfidën kryesore të administratës së Presidentit Felipe Calderon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›