OSBE manual policisë për të drejtat e njeriut
Gjatë një takimi, ku ishte i pranishëme dhe shefi i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch se këto botime do të kthehen në mjete të dobishme për policinë e shtetit.
Duke përmendur faktin se sipas strategjisë shtatëvjeçare të Policisë së Shtetit Shqiptar, qëllimi afatgjatë strategjik është krijimi i një ambienti të sigurtë për publikun shqiptar, Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch theksoi se kjo është ngushtësisht e lidhur me zbatimin e filozofisë së policimit në komunitet. “Besoj se këto botime do të kthehen në mjete të dobishme në përpjekjet tuaja të vazhdueshme për të forcuar edhe më tej atmosferën e besimit dhe mirëkuptimit mes policisë dhe publikut të gjerë,u shpreh ambasadori Bosch.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Lulzim Basha në fjalën e rastit u shpreh se këto botime janë praktika që sigurojnë respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe e sjellin policinë më afër qytetarëve. Basha vlerësoi në fjalën e tij se si rrjedhojë e zbatimit të filozofisë së policimit në komunitet, besimi i komunitetit ka ardhur në rritje dhe kjo demonstrohet nga numri gjithmonë e më i madh i telefonatave të publikut.
Ministri Basha garantoi se do të ushtrojë të gjitha kompetencat e tij për të influencuar në rritjen e bashkëpunimit të policisë me komunitetin, si dhe me përfaqësuesit dhe të zgjedhurit e pushtetit vendor.
“Nuk mund të anashkalojmë faktin që policia arriti të përballojë me sukses shkurtimin e personelit të saj dhe të rrisë standartet e policimit në komunitet si dhe rezultatet në luftën kundër krimit. Ndaj ju them që të mos trembemi nga ndryshimet, por të punojmë me vendosmëri që të përshtatemi dhe të përfitojmë sa më shumë prej tyre”,u shpreh Basha.