E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, protestuesit përleshen me policinë

Shkak është bërë pronësia e një sipërfaqeje toke, të cilët banorët pretendojnë se është pronë e tyre.

Ish-punëtorët e Fermës Bujqësore protestuan ashpër dhe hodhën sende të forta në drejtim të policisë, në momentin kur uniformat blu shkuan tek zona e ndërtimit të objektit, të cilin e posedon një pronar i vjetër.

Protestuesit pretendojnë se prona është e tyre, pasi në vitet ’90 ata kanë marrë tº drejtëne kësaj prone në bazë të ligjit 7501. Por toka u ishte njohur ish-pronarëve, të cilët posedojnë dokumentacionin e duhur.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›