Durres kremtohet pervjetori i bibliotekes
Biblioteka publike e qytetit te Durresit ka kremtuar 65-vjetorin e krijimit te saj.
Ceremonia e organizuar me kete rast ne sallen e teatrit Aleksander Moisiu eshte paraprire nga celja e nje fotoekspozite multitematike si dhe shfaqja e nje filmi te titulluar Porta e dijes. Kryetari i bashkise se qytetit Vangjush Dako ka premtuar akordimin e fondeve per nje godine te re te bibliotekes se Durresit qe ti pergjigjet nevojave te saj per hapesire dhe siguri.
Specialiste te bibliotekes kane referuar me pas tema qe lidhen me problematikat dhe zhvillimet aktuale te rrjetit te bibliotekes si dhe per interesin qe brezi i ri shfaq ndaj librit. Biblioteka e Durresit ndersa zoteron nje fond te pasur prej afro 250 mije librash ajo eshte vleresuar me cmimet Naim Frasheri i Argjendte dhe Mirenjohja e Qytetit.