E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore qeveria udhezime per pergatitjet

Qeveria jep udhezimet e para per pergatitjen e zgjedhjeve te reja vendore te 8 majit 2010. Dekretimi i dates se zgjedhjeve duket se ka vene ne levizje institucionet shteterore edhe pse nga procesi elektoral per pushtetin vendor na ndajne rreth 8 muaj. Ndryshe nga parlamentaret te cilet ende nuk kane zgjidhur konfliktin per zgjedhjet e kaluara zv.ministri i Brendshem Ferdinand Poni shpjegoi dje se puna per zgjedhjet lokale ka filluar duke bere te qarte se kjo ministri eshte nje prej institucioneve qe ka arritjet me te mira ne raport me standardet e kerkuara nga nderkombetaret. Kjo referuar kryesisht dokumenteve te identifikimit te cilat me sa duket nuk do te lejojne perseritjen e konfliktit te vitit 2007 per certifikatat. Zevendesministri i Brendshem vuri ne dukje se nuk e sheh te nevojshme nje ndarje te re territoriale per keto zgjedhje por ka disa ndryshime qe duhen bere vecanerisht per disa komuna qe per shkak te numrit te banoreve dhe specifikave te tjera duhet te behen bashki nje draft ky qe pret votat e opozites pasi duhen 84 vota pro per ta miratuar. Shnderrimi ne bashki i disa komunave eshte vetem nje prej ligjeve qe presin ne Parlament votat e opozites konsensus i cili po has veshtiresi pasi opozita vazhdon te ushtroje presion mbi mazhorancen permes rifillimit te protestave ne rruge. Nga ana e saj mazhoranca qeverisese dhe faktori nderkombetar i kane bere thirrje opozites se kryesuar nga z. Edi Rama qe te bashkepunoje per reformen e re elektorale per arritjen e plote te standardeve te BE-se. Por opozita ka kushtezuar bashkepunimin me ceshtjen e hapjes se kutive nderkohe qe Brukseli i ka bere te qarte se duhet te pranoje zgjidhje kushtetuese per transparencen e zgjedhjeve te vitit te kaluar dhe per hapjen e kutive duhet ti drejtohet Komisionit te Venecias. Mazhoranca ka shprehur garancine e saj per pergatitjen e infrastruktures se re zgjedhore per vitin e ardhshem duke i bere te qarte opozites se do te merren parasysh te gjitha amendamentet e saj per Kodin e ri Elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›