E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT mimet rritje ne kulmin e sezonit

Muaji gusht pritej te ishte me i bute per konsumatoret sidomos te produktet sezonale por ndodhi krejt e kunderta.

INSTAT tregon se ne gusht cmimet e shportes se konsumit pesuan rritje me 3.5 per qind krahasuar me gushtin e vitit 2009.

Nje vit me pare inflacioni shenonte nivelin 2.2 per qind kurse ne gusht kishte pesuar rritje te ndjeshme.

Duke e nisur me grupin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike INSTAT ve ne dukje se ka rritje te cmimeve me 1.7 per qind ku brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 3.6 perqindesh verehet ne nengrupin Fruta.

Cmimet e nengrupit Zarzavate perfshire patatet shenuan rritje prej 1.5 perqindesh ku mund te permendim rritjen e cmimit te patellxhaneve me 18.2 per qind kastraveceve me 9.2 per qind domateve me 8.7 specave me 2.9 per qind etj.

Nuk i shpetuan krizes se cmimeve te larta edhe produktet e tjera baze si bulmeti vaji buka etj.

Keshtu vaji dhe yndyrat ndikuan ne masen 3.3 per qind buka dhe dritherat me 3 per qind qumeshti djathi dhe veza me 1.7 kurse sheqeri dhe embelsirat me 1.1 per qind.

Edhe indeksi i grupit Pije alkoolike dhe duhan shenoi rritje prej 0.5 perqindesh brenda te cilit cmimet e pijeve alkoolike u rriten me 0.8.

Ndryshe u paraqit situata te sektori i veshjeve qe sipas INSTAT-it kane pesuar ulje mesatare te cmimit me 0.5 ku mund te vecohet ulja e cmimeve te nengrupit Kepuce me 1.6 per qind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›