E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE me vëzhgues shtesë në Shqipëri

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 18:00

OSBE-ODIHR po i japin rëndësi zgjedhjeve lokale të 8 majit në Shqipëri, njëlloj sikur të ishin zgjedhje të përgjithshme.

Burime nga OSBE konfirmuan se në Shqipëri, për zgjedhjet e 8 majit, do të vijnë 400 vëzhgues afatshkurtër, ndërkohë që misioni vëzhgues afatgjatë i ODIHR-it ka mbërritur në Tiranë dhe në përbërje të tij do të jenë 50 persona.

Duket se vetë ky mision i ka dhënë rëndësi zgjedhjeve, ketë duke e vërtetuar me rritjen dyfish te numrit te vëzhguesve.

Në zgjedhjet lokale të 8 majit, numri i vëzhguesve afatgjatë që mbërrijnë në Tiranë dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të këtij procesi do të jetë 50 persona, pra dyfishi i atyre të zgjedhjeve të përgjithshme të 2009.

Kryetari i delegacionit të misionit vëzhgues të OSBE-së që do të mbërriti në Tiranë, nesër do të bëjë të parën deklaratë publike për përgatitjen e zgjedhjeve vendore, ndërkohë që do të fillojë të zhvillojë takime të menjëhershme me të gjithë aktorët politikë, duke parë edhe ankesat e ndryshme që kanë shfaqur forcat politike për listat e zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›