Mourinho mbetet në Real Madrid

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 18:43
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi në fund të këtij sezoni.
Gjatë javës së kaluar, qarkulluan njoftime se Mourinho synon të kthehet në Angli pas përfundimit të aventurës së tij në kryeqytetin spanjoll, por strategu portugez ka insistuar se kjo nuk do të ndodhë gjatë verës së ardhshme.
“Sezoni i ri do të jetë sezon i madh për Real Madridin. Është klubi më i madh në botë dhe duam që skuadra të arrijë suksese të mëdha. Do të mbetem këtu”, tha Mourinho për Talk Sport.