E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuqizimi i internetit në Shqipëri, kabëll nënujor me Italinë

Interneti ne vendin tone shume shpejt do te jete me i fuqishem. Nje kabell nenujor I shtruar nga firma italiane UNIFI Comunications do te kaloje permes detit per te sjelle nje linje te fuqishme interneti deri ne 20 apo 30 mega bit.

"Me linkun e ri që po krijohet, me lidhjen e re përmes kabllit nëndetar dhe lidhjes me pikat e aksesit të internetit në Milano dhe në Frankfurt, konsumatoret shqiptare nuk do të kenë më një furnizim deri në 2 megabit, por deri në 30-40 megabit dhe cmimi i internetit besoj i ka te gjitha kushtet qe ne keto rrethana te reja te jete me i lire", tha Genc Pollo, minister per Inovacion dhe Teknologjine e Informacionit te Komunikimit.

Sistemi i ri kabllor mes Italisë dhe Shqipërisë, së bashku me objektet tokësorë, të interkonjeksionit të Tiranës me shpërndarës të mëdhenj të telekomunikacionit në Evropën perëndimore, do të rrisë shumë sasinë dhe cilësinë e internetit.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›