Haga, vendimi për pavarësine e Kosovës brenda 27 korrikut

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta japë opinionin e saj rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës mes dates 22 dhe 27 korrik. Deklaroi keshtu Tibor Varadi i cili ka drejtuar ekipin ligjor të qeverisë së Serbisë në këtë Gjykatë. Për mediat serbe Varadi ka theksuar se pyetja që i është shtruar Gjykatës për mendimin e tij është shumë direkte dhe e tillë duhet të jetë dhe përgjigjia.
“Nëse konkluzioni do të jetë se pavarësia është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, kjo do të nxiste debatin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara “- vlerëson Tibor Varadi, profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe ish- shef i ekipit juridik të Serbisë.
Në atë rast se Serbia mund të llogarisë mbështetjen e konsiderueshme në parlamentin botëror. Edhe përkundër faktit që pret qëndrim të qartë të gjykatës, Varadi e konsideron shumë të sigurt se disa gjyqtarë lidhur me çështjen e Kosovës do të japin mendimin e veçuar. Megjithatë thekson ai, vendimi këshillëdhënës merret me shumicën e votave të gjyqtarëve dhe si i tillë do të jetë zyrtar, jo obligues por me peshë politike.
Asambleja e Përgjithshme është ajo që ka kërkuar zyrtarisht mendimin e Gjykatës, por ajo nuk është e detyruar të caktojë debat kur gjykata ta shpallë vendimin
Sipas deklaratave të zyrtarëve të Beogradit inicuese e debatit do të jetë Serbia e cila do të mundohet që edhe njëherë të sigurojë shumicën në parlamentin botëror në mënyrë që të jepet drita jeshile për vazhdimin negociatave mbi statusin e Kosovës.