E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE thërret për qetësi dhe bashkëpunim

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 19:10

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë Edward Joseph, shprehu sot keqardhje për humbjen e jetës dhe të lëndimeve që ndodhën menjëherë pas operacionit të bërë nga njësitë speciale të policisë së Kosovës.

“OSBE i bashkëngjitet apelit të partnerëve të vet nga komuniteti ndërkombëtar për qetësi dhe shmangie nga hapat që mund ta bëjnë situatën më të paqëndrueshme”, tha Joseph.

"Dialogu mes të gjitha palëve përkatëse ka rëndësi kyçe për të zgjidhur çështjet e hapura”, shtoi ai.

Joseph theksoi se Misioni po ashtu u bënë thirrje gjithë liderëve që t’i shmangen retorikës nxitëse dhe të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in të cilët janë duke ndihmuar në uljen e tensioneve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›