E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pahor shpreh shqetësimin për shkak të Kosovës

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 20:00

Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shprehur të mërkurën brengosjen për shkak të tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas aksionit të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri, me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Kreu i qeverisë sllovene, i cili ndodhet për vizitë në Izrael, ka thënë për media se është i shqetësuar edhe lidhur me rrjedhën e mëtejme të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike, ndërsa ka shfaqur drojën për shkak të akteve të njëanshme dhe kundërmasave të mundshme.

“Do të ishte dëm i madh që për shkak të këtyre ose akteve të njëanshme do të ndërpritej, madje edhe të përfundojë dialogu. Do të ishte mirë që dialogu të rinisë sa më shpejt për të dyja palët si dhe për procesin e stabilitetit në gjithë rajonin”, ka thënë Pahor.

Ai, po ashtu, ka shfaqur brengosjen për sigurinë e ushtarëve sllovenë, të cilët paraqesin kontingjentin më të madh të trupave të huaja në veri të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›