Zbulohet “porta e ferrit”

“Lini çdo shpresë ju që hyni”, kështu shkruante shkrimtari i njohur Dante, ndërsa pamjet spektakolare të fotografive të realizuara nga fotografi francez Francois-Olivier Dommergues, mund të përshkruajnë shumë mirë ferrin.
Ky krater me diametër 60-100 metër që ndodhet në Turkmeni, është në të vërtetë një formim natyror.
Rreth 35 vite më parë, Bashkimi Sovjetik urdhëroi kërkime për gjetjen e gazit natyror.
Që në gërmimet e para, terreni i dha rrugë një zbulimi krejt tjetër, atë të një shpelle me gaz helmues.
Për të penguar që ky vend të mos vriste dhe helmonte banorët e zonës, autoritetet e vendit dhanë urdhër që ti vihej zjarri gropës.
Ndërkaq djegia zgjat që atëherë dhe drita e prodhuar është e dukshme nga mijëra kilometra distancë.
Efekti pamor që u krijohet njerëzve është ai i një porte, e cila është aq e ngjashme me imagjinatën njerëzore, sa imazhi i portës së ferrit.