E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE thirrje opozites Dorezoni emrat e komisionereve

OSBE i ben thirrje opozites te plotesoje detyrimet ligjore dhe te dorezoje ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve listen e komisionereve per Komisionet e Administrimit te Zgjedhjeve. Kryetari i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Wollfarth deklaroi dje se subjektet politike duhet te zbatojne ligjin me qellim pergatitjen sic duhet te zgjedhjeve per qeverine vendore. Ai theksoi se ne baze te Kodit Zgjedhor dhe te dekretit te Presidentit te Republikes KQZ duhet te vazhdoje urgjentisht me te gjitha pergatitjet e nevojshme per zgjedhjet e planifikuara per 8 maj 2011. Wollfarth vuri ne dukje se asnje nga partite politike nuk ka arritur te permbushe afatin zyrtar te 24 janarit 2011 per dergimin e propozimeve per anetare te komisioneve zgjedhore. Jam jashtezakonisht i shqetesuar ne lidhje me problemet qe po has aktualisht KQZ-ja. Nga 66 Komisione te Zonave te Administrimit Zgjedhor vetem 12 prej tyre jane ngritur pjeserisht brenda afatit te 7 shkurtit 2011 - tha Wollfarth. Nje situate e tille sipas tij tregon nje shperfillje te hapur per aspiratat demokratike te qytetareve shqiptare nga partite politike. Une u bej thirrje partive politike te respektojne te drejten e qytetareve per te votuar dhe per ta adresuar kete ceshtje ne menyre te menjehershme pasi dita e zgjedhjeve po afron - deklaroi kryetari i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›