E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS reagon në mënyrë evazive për mosdekretimin e Kodit të ri Zgjedhor

Tiranë, 15:08 NOA – Partia Socialiste (PS), reagoi sot në mënyrë evazive pasi u njoh me dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të projekt ligjit për Kodin Zgjedhor.

Në një deklaratë reaguese që doli para pak minutash, Partia Socialiste thotë se çmon vlerësimet e bëra nga Presidenti në letrën sqaruese të dekretit për punën e bërë për Kodin e Ri Zgjedhor dhe për standardet e mishëruara në të për sa i përket administrimit të zgjedhjeve në vend.

“Partia Socialiste e mirëkupton kërkesën e Presidentit të Republikës për saktësimin e nuancës juridike që lidhet me afatin ligjor për nxjerrjen e dekretit për datën e zgjedhjeve,  pavarësisht faktit se në këndvështrimin tonë ky afat është një parim i përgjithshëm që vendoset në Kodin Zgjedhor dhe Presidenti nuk ka aktualisht asnjë pengesë për dekretimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës”, - deklaron zyra qendrore e PS.

Gjithsesi Partia  Socialiste thotë se shprehet e gatshme që pa humbur të votojë në Kuvend për saktësimin e nuancës juridike që lidhet me nenet 8 dhe 9.

a.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›