E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE/ODIHR: Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave, palët të ruajnë paqen

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së (ODIHR) shprehu shqetësimin për raportimet mbi dhunën gjatë protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Shqipëri, duke kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për çdo rast të përdorimit të paligjshëm të forcës.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, ODIHR u bëri thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen, ndërsa theksoi se forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve.

“Jemi të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri. ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në reagim.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›