OSBE/ODIHR rrezon Kolegjin
Megjithëse zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente, ata ishin tejet të polarizuara me mosbesim mes partive politike në qeveri dhe opozitë.
Si në zgjedhjet e mëparshme, dy partitë më të mëdha nuk kryen detyrat elektorale në një mënyrë të përgjegjshme, duke prekur në mënyrë negative administratën e zgjedhjeve.
Partishmëria dhe debatet therrëse brenda Komisionit Qendror Zgjedhor gjatë përgatitjes për zgjedhje, dobësuan aftesinë e tij për të tejkaluar hendeqet dhe ambiguitetet në Kodin Elektoral, në mënyrë kolegjiale dhe efektive.
Duke iu referuar zgjedhjes së kryebashkiakut të Tiranës, raporti thotë se vendimi i Kolegjit la në fuqi vendimin e KQZ për të mos ekzaminuar ankesat në bazë të meritës.
Raporti po ashtu nënvizon se Kodi nuk ka proçedurë për votat në kutitë e gabuara, të cilat sollën mosmarrëveshjet.
“KQZ dhe KZAZ nuk kanë respektuar Kodin Zgjedhor. Proçesi zgjedhor shumë i gjatë”, vijon raporti i OSBE/ODIHR.