E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi, Shqipëria në monitorim këto 6 muaj

Zv/kryetari i grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve evropian, Libor Rouçek, thotë se në 6 muajt në vijim do të jenë nën vëzhgim sjelljet e politikës shqiptare jo vetëm për kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian por edhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në muajin korrik. 

"Të dyja forcat e mëdha politike së bashku: Partia Demokratike dhe Partia Socialiste tani duhet të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre për agjendën evropiane. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ajo që do të ishte thelbësore këtë vit,është raport progresi i vjeshtës. Unë personalisht do të doja që të diskutohej për Shqipërinë, por ne, grupi ynë politik i socialistëve e demokratëve nuk kemi një raportues për Shqipërinë. Më parë e kemi pasur këtë, por tani e ka marrë një grup tjetër. Ne mund të bëjmë presion, por nuk kemi raportues. Por ajo që është më e rëndësishme për Shqipërinë, është që ajo duhet të bëjë ndryshime, të bëjë reforma. Në mënyrë që këto ndryshime të përfshihen  në raportin e progresit të Komisionit që del në tetor" tha Rouçek për AS.

Raporti i Parlamentit Evropian do të debatohet dhe miratohet përpara publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian në tetor.

                                                                                             2012-03-25 16:45
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›