E Diel, 1 Nëntor 2026

Faturimi i energjisë, OSSH: Shkarkime nga puna për abuzimet

Abuzimet që janë kryer me faturat e energjisë elektrike kanë sjellë edhe pushimin nga puna të drejtorit të shitjes së OSSH, Sokol Hysnin dhe të 100 faturistëve. Kështu është shprehur drejtori i shitjes së CEZ, Ales Konrad, i cili ka ritheksuar edhe një herë se do të rillogariten faturat e energjisë të muajit janar.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i CEZ, Jozef Hejsek në fjalën e tij ka pranuar se ka pasur abuzime me faturat e energjise elektrike, po ka theksuar se të gjitha konsumatorët që janë dëmtuar dhe kanë paguar më shumë se çfarë kanë harxhuar do të kompesohen muajin pasardhës.

Ndërkohë që gjatë kontrolleve që eksperte të CEZ të ardhur nga Republika çeke kanë realizuar tre muajt e fundit kanë zbuluar 5300 raste të vjedhjes së energjise elektrike e cila në lekë shkon në 235 milionë. Por gjatë konferencës për shtyp dy drejtuesit e CEZ, ai i përgjithshme dhe i shitjeve kanë pohuar se së shpejti konsumatorët do të kenë matësë të rinj dhe se çdo konsumator i cili nuk është dakort me faturën e ardhur ka të drejtë të kontrollojë se bashku me ekspertët që do të jenë në terren.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›