OSSH: Aforfeja ne fuqi edhe per vitin 2010
Faturat fikse te pageses se energjise ose ndryshe, aforfeja, sic e njohim te gjithe do te jete ne fuqi edhe per vitin 2010. Ne kerkesen e OSSH -se drejtuar Entit Rregullator te Energjise per tarifat e reja te energjise eshte argumentuar edhe nevoja per te mbajtur kete lloj faturimi edhe gjate vitit qe vjen. "Do t'ju luteshim qe te mbajme tabelen me konsumet aforfe per vitin 2010 per klientet pa matesa te instaluar, gje qe eshte miratuar nga Bordi i Komisionereve te ERE-s me vendim dhe do te jete e njejte me tabelen qe kemi aplikuar per vitin 2009.",thuhet ne kerkesen e OSSH-se drejtuar ERE. "Duam te theksojme se pas perfundimit te procesit te privatizimit dhe pas analizimit te situates reale, vume re qe kemi gjithashtu kliente jo-familjare pa matesa. Ne po bejme perpjekje qe te plotesojme kete kategori me matea sa me shpejt te jete e mundur ne menyre qe te respektohen rregullat e ERE-s", sqaron ne vijim te kerkeses se saj OSSH-ja. Te njejtat burime njoftojne se instalimi i matesve tek te gjithe klientet eshte nje prioritet thelbesor i OSSH sh.a. dhe nderkohe eshte edhe strategjia e CEZ-it kudo qe eshte prezente. "Ne presim qe te kemi afersisht 20 000 - 25 000 lidhje te reja ne vit dhe gjithashtu nje numer per afro 5 000 - 10 000 matesa te demtuar ne vit", sqaron OSSH-ja. Pronaret e rinj te OSSJH kane zbardhur ne kete kuader edhe problematiken qe hasen me matesit dhe kategorite e konsumatoreve gjithashtu. Gjate inspektimeve eshte vene re se, nuk ka matesa te pershtatshem per te siguruar te dhena per profilin e ngarkeses te klienteve te lidhur me rrjetin e tensionit te mesem dje ose te dhena per ngarkesen ne kohen e pikut. "Konsistojme nje cilesi shume te dobet te te dhenave ne sistemin e faturimit per kapacitetin e ruajtur/te kerkuar te klienteve te lidhur me rrjetin e TM(tension i mesem), dhe si rrjedhoje pjesa derrmuese e klienteve nuk kane te dhena per ceshtjen e kapacitetit" sqaron OSSH. Ka mungese te dhenash per shume kliente, kontratat e te cileve ishin hapur perpara se, sistemi i faturimit te krijohej. "Ne kemi nevoje minimumi nje vit per mbledhjen e te dhenave historike per perllogaritje te drejta dhe te sakta. "Deri sa perparesia jone eshte te pakesojme humbjet jo-teknike dhe te instalojme mateset per klientet pa matesa, nuk e shohim si prioritet paresor instalimin e matesve per matjen e ngarkeses tek klientet e lidhur ne TM. Prandaj, do te deshironim me mire ti drejtojme perpjekjet dhe burimet tona ne zonat qe shkaktojne humbjet jo-teknike" thuhet ne kerkesen e OSSH-se. Konsumatoret pa mates paguajne sipas nje vendimi te Entit Rregullator nje sasi fikse mujore te ndare ne tarife dimri dhe tarife vere, sipas konsumit 'mesatar' te zones ku banojne. Per Tiranen paguhet nje sasi prej 600 kilovatesh per periudhen tetor-mars dhe nje sasi prej 400 kilovatesh per periudhen prill-shtator.
Aforfeja, duhej te mbyllej ne 2004
Sipas nenit 52 te ligjit per sektorin e energjise elektrike, faturimi pa matje ka pasur si afat te fundit te periudhes transitore, daten 31 dhjetor te vitit 2004. Megjithate, afatet e percaktuara ne ligje jane shkelur per te katertin vit radhazi, pasi edhe ky vit ka gjetur me mijera konsumatore, te cilet e paguajne faturen e energjise aforfe. Vendimi qe pritet te marre ERE do te vendose afate te reja per mbylljen e faturimit aforfe me pas i mbetet OSSH-se qe te kerkoje shtyrje te metejshme te afateve. Edhe pse ishte deklaruar se ne 2009-en nuk do te kishte me faturim aforfe, nje gje e tille nuk eshte bere e mundur ende. Sipas te dhenave me te fundit, numri i klienteve me faturim aforfe eshte reduktuar ne 63.590. Zonat me problematike per sa i perket pajisjes me matesa elektrike jane Kukesi dhe Shkodra. Faturimi aforfe eshte kthyer ne nje gangrene te vertete per operatorin e shperndarjes te energjise, pasi nje pjese e mire e ketyre faturave nuk paguhet.
Nga ana e klienteve pa matesa, nuk eshte paraqitur asnje ankese se ata vazhdojne te faturohen aforfe, kjo per arsyen e thjeshte se keta kliente paguajne vetem nje pjese te energjise elektrike te konsumuar pa limit. Kjo eshte arsyeja se pse disa prej klienteve te kesaj kategorie kundershtojne pajisjen e tyre me matesa. Por per fat te keq, operatori i sistemit te transmetimit eshte i demtuari kryesore ne kete dukuri. Problem vazhdon te mbetet leximi dhe faturimi i energjise elektrike. Nga te dhenat e Avokatit te Popullit, megjithe instalimin e mateseve punonjesit e OSSH-se faturojne ne disa zona ne menyre aforfe, duke shkaktuar ne kete menyre nje shqetesim te ligjshem tek mjaft abonente. Nga ana e Avokatit te Popullit jane bere rekomandime ne dy drejtime; se pari ne instalimin e sistemit automatik te faturimit "Billing System", i cili shmang faturimin nga manipulimet perkatese dhe se dyti; ne evidentimin e shkeljeve dhe denoncimin e tyre.
Situata
Vendimi qe pritet te marre ERE do te vendose afate te reja per mbylljen e faturimit aforfe me pas i mbetet OSSH-se qe te kerkoje shtyrje te metejshme te afateve. Edhe pse ishte deklaruar se ne 2009-en nuk do te kishte me faturim aforfe, nje gje e tille nuk eshte bere e mundur ende.