E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH-ja, lufte lidhjeve te paligjshme

Operatori i Sistemit te Shperndarjes ka paralajmeruar se pavaresisht procesit te privatizimit te saj, aksioni per prerjen e lidhjeve te paligjshme dhe per nderprerjen e energjise konsumatoreve debitore do te zgjase deri ne fund te vitit.

Per te permiresuar zerin e arketimeve, qe eshte edhe pika e saj e dobet, OSSH-ja po punon ne terren atje ku edhe puna eshte me e veshtire.

Vetem diten e shtune, OSSH-ja njofton se ka prere rreth 2780 lidhje ne te gjithe vendin, nje shifer kjo qe tregon se numri i konsumatoreve qe jane debitore ose marrin energji ne rrjet ne menyre te paligjshme vazhdon te jete i larte.

Sipas drejtorit per zonen e Tiranes, Sulejman Lami, zona me problematike per kryeqytetin vazhdon te mbetet Bathorja, ku nje dite me pare jane bere me qindra prerje te paligjshme dhe jane vendosur me dhjetra matesa te energjise.

Ky aksion, sipas drejtuesve te OSSH-se, do te jete i vazhdueshem diten edhe naten, ne menyre qe qytetaret te binden se askush nuk do te furnziohet me energji, nese nuk e paguan ate qe konsumon.

Kjo menyre, megjithese e veshtire, ka rezultuar efikase per OSSH-ne, e cila te shtunen ka arketuar ne te gjithe vendin rreth 1.1 milione dollare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›