E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fazllic” perplas PD-ne dhe PS-ne

Ceshtja “Fazllic” ka qene serish objekt replikash kete radhe ne rang zedhenesash te Partise Socialiste dhe asaj Demokratike. Zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Aldo Bumci ka akuzuar kryetarin e PS-se Edi Rama se po shpif ne lidhje me biznesmenin Damir Fazllic.

“Edi Rama faktoi edhe njehere sot para qytetareve shqiptare se mbrapa shpifjeve dhe trillimeve si dhe urdherit per ndalimin e shtetasit britaniko-boshnjak ne kundershtim flagrant me Kushtetuten dhe ligjet e vendit qendron ai dha vetem ai. Mali i shpifjeve dhe turpi i radhes qe Rama po i servir qytetareve shqiptare, vecse fakton se ai dhe e verteta, jane vite drite larg dhe se askush nuk mund te besoje me asgje”, eshte shprehur Bumci.

Por ne emer te PS-se eshte kunderpergjigjur zedhenesja e kesaj partie, Mimi Kodheli, e cila ka akuzuar Aldo Bumcin se ka favorizuar trafikun e armeve ne kohen qe ka qene minister.

“E sigurojme Aldo Bumcin se zelli me te cilin i sherben klanit Berisha nuk do ta shpetoje dot nga paraqitja perpara drejtesise lidhur me shperdorimin e detyres qe ky zotri ka pasur kur ka qene minister i Drejtesise dhe favorizim te trafikut te armeve”, tha Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›