Topi, Berisha dhe Meta së bashku në AP të OKB
Krerët e shtetit shqiptar, presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, do të marrin pjesë së bashku në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në fillim të muajit shtator.
Delegacioni i lartë shqiptar në OKB përveç axhendës që ka të bëjë me punimet e sesionit të radhës së Kombeve te Bashkuara dhe prezantimin e qëndrimit të Shqipërisë për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, rëndësi të veçantë do t’i kushtojë dhe çështjes së Kosovës.
Përfaqësuesit e lartë të shtetit shqiptar do të kenë një agjendë të ngjeshur me takime, ku theksi do të jetë çështja e pavarësisë së Kosovës, për të cilën ata do të lobojnë. Gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së, delegacioni shqiptar do të mbajë dy fjalime. I pari do të flasë Presidenti Bamir Topi, ndërsa më pas do të jetë kryeministri Sali Berisha, ai që do të marrë fjalën. Intensifikimi i përpjekjeve të palës shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara vjen pas mundësive për paraqitjen e një rezolute të re serbe kundër pavarësisë së Kosovës.
Shqipëria, Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian e kanë cilësuar të papranueshme mundësinë e një rezolute të re nga pala serbe lidhur me çështjen e statusit të Kosovës. Takimet e përfaqësuesve të lartë të shtetit shqiptar në Nju Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të zhvillohen si me zyrtarët e vendeve që e kanë njohur Kosovën, edhe me ata të cilët ende nuk e kanë njohur atë.
Qëllimi i këtij aksioni diplomatik në skuadër, është që të mundësohet rritja e numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, por nga ana tjetër, edhe apeli ndaj vendeve që janë në dilemë për të mos bërë hapa mbrapa.
Dorian Kodra < I mëparshmi