OSSH:Tirana pa drita,shkak difektet

Pothuajse gjysma e qytetit të Tiranës është zgjuar pa drita. Banorët ankohen që ka 6 ditë që nuk furnizohen me energji apo kanë ndërprerje të saj. Sipas njoftimeve të bëra nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të energjia do të mungonte nga data 18 deri në 22 nëntor dhe orari do të ishte 8:00 deri në orën 16:30 për zonën e Ali Demit, Porcelanit. Rrugën Bardhyl, Rrugën e Elbasanit, Qytetin Studenti, Farkën, Urën e Tabakëve, Senatoriumin, Valiasin, Kamzën, Uzinën Dinamo dhe Paskuqanin. Shkak për mosfurnizimin me energji nuk është kufizimi por difektet që kanë ndodhur në linjën 110 kilovolt Tiranë-Uzina e Traktorit. Qytetarët shprehen të pakënaqur për këtë fakt pasi shumica e tyre janë pagues të rregullt të energjisë elektrike. Konfuzione të shumta janë renditur, që nga mosfunksionimi i semaforëve në disa nga kryqëzimet më të rëndësishme dhe deri te mungesa e energjisë nëpër intitucione të ndryshme.