Biberaj:Kanadaja do të ratifikojë protokollin e antarësimit të Shqipërisë në NATO
Brenda kësaj jave Kanadaja do të ratifikojë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, gjate vizites se tij ne Ukrainë, ka patur një takim të veçantë me ministrin kanadez të Emigracionit, z. Jason Kenney (i dërguari i kryeministrit kanadez Harper), nga i cili ka marrë konfirmimin se brenda javës Parlamenti Kanadez (Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati) do të ratifikojnë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Zyra e shtypit e deputetit Biberaj bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Kiev, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për 75 vjetorin e Holodomor, z. Biberaj është takuar me Presidentin e Ukrainës, z. Yushenko, me Kryeministren, znj. Timoshenko, me Ministrin e Jashtëm, z. Ogryzko, si dhe me Presidentin e Polonisë, z. Kaczynski, me Presidentin e Letonisë, z. Zatlers, me Presidentin e Lituanisë, z. Adamkus, me zv. Presidentin e Parlamentit Europian, z. Adam Bielan, me Kryetaren e Parlamentit të Estonisë, znj. Ene Ergma, si dhe me kryetarë të delegacioneve nga vënde të ndryshme, pjesëmarrës në Forum.Në këto takime z. Biberaj ka diskutuar për marrëdhëniet e KE-së me këto vende si dhe për marrëdhëniet bilaterale të Shqipërisë me këto vende. Në përfundim të Forumit Ndërkombëtar për 75 vjetorin e Holodomor, në qendër të Kievit, është përuruar një memorial madhështor në nderim të viktimave të komunizmit, ku z. Biberaj vendosi një kurorë në emër të KE-së