E Diel, 1 Nëntor 2026

OST njofton për ndërprerje të energjisë në Fushë-Krujë

TIRANE- OST njofton për ndërprerje të energjisë në qytetin e Fushë-Krujës.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, OST thekson: “OST ju bën me dije se, për shkak të punimeve që janë planifikuar të kryhen në linjën 110 kV Fushë Krujë - Krujë, të cilat lidhen me shtrimin e trosit optik "OPGË", për efekt sigurie kërkohet që të stakohet dhe të dalë në skemë remonti kjo linje”, theksohet në njoftim.

Punimet e remontit dhe stakimet e linjës Fushë Krujë - Krujë, janë parashikuar të bëhen ditën e enjte , me 11 Prill 2013, nga ora 09:30 deri në orën 17:30. Gjatë kësaj dite, kufizime të pjesshme do të ketë në qytetin e Krujës dhe ne rrethinat e tij.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›