Tiranë, 28-vjecari hedh nga shkallet bashkëjetuesen 18 vjeç
TIRANË-Format e dhunës në familje tashmë nuk njohin kufij. Bashkëjetesa e lumtur e dy të rinjve nga Dibra, të cilët prej dy vitesh jetonin në Tiranë ka përfunduar me dhunë ekstreme dhe mosmarrëveshje.
Ariz. Z 28 vjeç ka goditur me shkelm dhe ka hedhur nga shkallët bashkëjetuesen e tij, 18-vjeçaren Xhensila. D pas konflikteve dhe xhelozisë së lindur sëfundmi mes tyre.
18-vjeçarja ka marrë shumë plage dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak, nën trajtim intensiv mjekësor.
Ngjarja është shënuar në rrugën ‘Llazar Shapatini’ mbrapa zonës së Spitalit Ushtarak. Ndërsa policia e Komisaritit numër 3 në Tiranë ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 28- vjeçarin nga Dibra.
(d.b/BalkanWeb)