E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada SHBA organizon në Shkodër debatin e parë politik

SHKODËR-Në qytetin e Shkodrës ka startuar debati i parë politik mes Forumeve Rinore një nismë e ndërmarrë kjo nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e njoftuar pak ditë më parë në rrjetin social, Facebook.

Ambasada beson se debate të tilla do të ndikojnë në zhvendosjen e politikës shqiptare larg retorikës joefektive dhe përqëndrimin në tema që iu shërbejnë qytetarëve në të ardhmen.

Në debatin e parë në qytetin e Shkodrës, 3 forca politike, PS, LSI dhe FRD janë përfaqësuar në debat nga të rinj të Forumeve Rinore për të diskutuar problematikat sot si dhe për të dhënë zgjidhjet ndaj së ardhmes.

Në çelje të debatit, ambasadori Arvizu theksoi se vende të tilla do të përfaqësojnë fillimin e një epoke të re.
“Jemi këtu për një arsye tepër të veçantë dhe a është një komponent ky i zgjedhje demokratike dhe një procesi demokratik. Gjerësisht pjesëmarrja e të rinjve. Dhe unë e di mjaft mirë se dhe në SHBA, shpesh herë të rinjtë lihen në radhët e fundit të politikës. Më duhet të theksoj se problematikat rinore janë tejet reale, ato janë çështje që na përkasin të gjithëve. Ne sinqerisht shpresojmë që këto debate të përfaqësojnë fillimin e një epoke të re të një diskursi të përgjegjshëm politik në Shqipëri, të udhëhequr nga liderët e ardhshëm të Shqipërisë”.

Krahas Shkodrës, Ambasada Amerikanë në Tiranë do të zhvillojë edhe 2 debate të tjera parazgjedhore ku pjesëmarrës do të jenë përfaqsues të Forumeve Rinore të partive, asaj Demokratike, asaj Socialiste, nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Fryma e Re Demokratike si dhe nga Aleanca Kuq e Zi.
Ndërsa temat për diskutim do të prekin fushat si, Arsimi dhe Punësimi, shteti ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, ekonomia dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ambasada SHBA organizon në Shkodër debatin e parë politik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›