E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 tërmete ‘shkundin’ Iranin, lëkundjet pranë centralit bërthamor në Busher

IRAN- Dy lëkundje të forta tërmeti, njëri prej të cilëve me intensitet deri në 6.3 të shkallës rihter tronditën sot jug-përendimin e Iranit, vetëm 89 kilometra nga centrali bërthamor i Bushehrit.

Sipas televizionit shtetëror në Iran, raportohet për tre të vdekur dhe disa të plagosur. Banorët në këtë vend raportuan fillimisht lajmin në rrjetet sociale për lëkundjet e forta që kishin ndjerë.

Këto lëkundje bëhen më shqetësuese për faktin se ndodhin pranë centralit bërthamor të Iranit në një kohë që janë rritur shqetësimet për programin bërthamor të këtij vendi dhe krijimin e armëve nukleare.

Teherani ka këmbëngulur se puna në centralin bërthamor të Bushehrit është për qëllime energjitike dhe jo për krijimin e armëve bërthamore.
(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›