E Shtunë, 31 Tetor 2026

O’Shea përfundon sezonin

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, John O’Shea, pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, për shkak të një problemi me qarkullimin e gjakut në këmbë.

“Ai ka pësuar lëndim të tmerrshëm. Është një prej atyre lëndimeve të pazakonshme. Ka problem me qarkullimin e gjakut, andaj është proces që kërkon shërim më të gjatë dhe me siguri se do të mungojë në vazhdim të sezonit”, deklaroi menaxheri Sir Alex Ferguson.

Djajtë e Kuq tashmë kanë probleme të konsiderueshme në mbrojtje, për shkak të lëndimeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›