E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink e refuzoi Juventusin

Selektori i Rusisë, Guus Hiddink, e ka refuzuar ofertën e Juventusit për t’u bërë trajner i ri i gjigantit italian, ka njoftuar tabloidi rus, Tvoi Dien, duke e cituar një burim të afërt me strategun holandez.

Hiddink kërkohej nga Juventus pas rezultateve të dobëta, deri më tani, gjatë këtij sezoni të trajnerit Ciro Ferrara. Mirëpo, ai thuhet se ka refuzuar marrjen e drejtimit të Bianconerëve, të cilët i kishin ofruar 3.5 milionë euro në vit, ndërsa ai kërkonte 7 milionë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›