E Shtunë, 31 Tetor 2026

OVL e UÇK-së kundër protokollit me Serbinë

“Jemi kategorikë në mosrespektimin e cilitdo protokolli eventual EULEX-Serbi. Organizata e Veteranëve nuk pajtohet që për shtetin e pavarur të Kosovës të vendosë tjetërkush në vend të institucioneve legale e kushtetuese të saj”, thuhet në një letër të hapur të kësaj organizate.

Në vazhdim në letër thuhet se Organizata e Veteranëve të UÇK-së nuk pranon asnjë akt juridik që nuk përputhet e që nuk është në harmoni me nenin 17 të Kushtetutës së Kosovës.

“OVL e UÇK-së është kundër politikës dyanësore të EULEX-it kur janë në pyetje shqiptarët dhe serbët, siç qe rasti i demonstratave të ‘Vetëvendosjes’ dhe ndërtimeve në Kroin e Vitakut në Mitrovicë”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›