Shkollat e mesme me të njëjtën kurrikul bazë
Nxënësit përpara se të regjistrohen për në gjimnaz do të plotësojnë një formular ku përzgjedhin lëndët me zgjedhje, në të cilat do të profilizohen gjatë tre viteve të ardhshme. Ata do të studiojnë lëndë shtesë, sipas prirjeve që kanë, deri në maturë.
Një pjesë e teksteve kryesore janë marrë nga gjuhë të huaja, të përkthyera dhe të përshtatura në shqip. Ky sistem aplikohet për herë të parë dhe synon të ndihmojë nxënësit për të marrë sa më shumë njohuri në lëndët me zgjedhje të cilat janë shumë të rëndësishme në testin e maturës shtetërore.