Zanier i shqetësuar me situatën në veri të Kosovës
Ai theksoi se UNMIK-u nuk do të largohet nga Kosova, megjithëse një gjë të tillë e kërkojnë autoritetet kosovare.
“Më shqetëson situata në veri të Kosovës”, ka thënë Zanier në një intervistë për gazetën “Danas”, duke shtuar se, “kthimi i të zhvendosurve, në të cilin po punojnë shqiptarët, nuk guxon ta rrezikoj stabilitetin, ndërsa serbët kanë të drejtë të kthehen në pjesën jugore të Mitrovicës”.
Ai theksoi se për serbët e Kosovës “do të ishte mirë që të dalin në zgjedhjet lokale në nëntor”.
Sa i përket procesit të transformimit të UNMIK-ut, Zanier tha se “rikonfigurimi e ka pasur kulmin e tij në nëntor të vitit të kaluar, kur autorizimet dhe aktivitetet në fushën e sundimit të ligjit i janë kaluar EULEX-it”. /rel/start/